Aksident i rëndë në minierën e Bulqizës, policia asnjë detaj…

0
119

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në minierën e Bulqizës, pjesë e cila administrohet nga kompania ACR e biznesmenit Samir Mane.

Dy minatorë janë plagosur rëndë teksa kanë qenë duke punuar në nivelin e 16 të galerisë, pasi kanë marrë plagë të shumta në kokë dhe në trup.

Minatorët janë dërguar në gjendje të rëndë për jetën në drejtim të Spitalit, ndërsa nuk bëhet i ditur identiteti i tyre.

Nuk ka asnjë njoftim nga ana e policisë apo kompanisë lidhur me ngjarjen, dhe në kushtet në të cilat janë aksidentuar minatorët.

Mane e ka blerë ACR-në në vitin 2013, dhe prej asaj kohe shumë ngjarje janë tentuar të fshihen, ku shumë minatorë përballen çdo ditë me kushtet ekstreme të punës.

FAXWEB.AL

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here