Ndryshimet në Kodin e Punës/ Ligji i ri detyron pronarët të lidhin kontratat e reja me punëmarrësit

0
133

Punëdhënësit duhet të lidhin sa më shpejt kontratat e reja të punës, bazuar në ndryshimet që ka pësuar Kodi i Punës, e që kanë hyrë në fuqi në 22 Qershor.

Burime zyrtare pranë Inspektoriatit Shtetëror të Punës bëjnë të ditur se sipërmarrjet kanë pasur në dispozicion gjashtë muaj për t’u njohur me dispozitat e reja, raporton Monitor.

Penalitetet nuk janë të përjashtuara në rast se nga kontrollet e ushtruara rezulton se kontratat e reja nuk janë lidhur, por ato analizohen rast pas rasti.

Ndryshimet parashikojnë rregullimin e marrëdhënieve të punës mes punëmarrësit dhe punëdhënësit, çështjen e pagesës për punët e vështira dhe në orët e vona, lejen e lindjes dhe shëndetit në punë, si dhe punësimin e përkohshëm.

Në total janë 11 ndryshime ligjore. Për herë të parë, me këto ndryshime parashikohet rregullimi i punës në distancë, ose të kryer nëpërmjet kompjuterit, duke i krijuar mundësi të reja, por edhe mbrojtje veçanërisht të rinjve.

Ja se çfarë duhet të përmbajë kontrata e re e punës:

Kontrata e punës lidhet në formë të shkruar. Ajo mund të ndryshohet me shkrim, nëse palët bien dakord për ta bërë këtë.

Kontrata e punës quhet e lidhur kur punëmarrësi pranon kryerjen e një pune ose shërbimi, për një periudhë kohe të caktuar ose të pacaktuar, brenda kuadrit të organizimit dhe sipas urdhrave të punëdhënësit dhe që, në bazë të këtyre rrethanave, kryhet vetëm kundrejt pagesës.

Kontrata e punës duhet të përmbajë sidomos:

a) identitetin e palëve;

b) vendin e punës;

c) përshkrimin e përgjithshëm të punës;

ç) datën e fillimit të punës;

d) kohëzgjatjen, kur palët lidhin kontratë me afat të caktuar;

dh) kohëzgjatjen e pushimeve të paguara;

e) afatin e njoftimit për zgjidhjen e kontratës;

ë) elementet përbërëse të pagës dhe datën e dhënies së saj;

f) kohën normale javore të punës;

g) referenca në kontratën kolektive në fuqi;

gj) periudhën e provës;

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here