Fleckenstein dhe McAllister nesër në Tiranë. Ja çfarë pritet të ndodhë

0
189

Palët politike tashmë kanë në tryezën e tyre një draft marrëveshje me disa pika të hartuar nga eurodeputetët Knut Fleckenstein dhe David McAllister për të gjetur një zgjidhje për ngërçin politik që gjendet vendi prej 66 ditësh.

E marta do të jetë dita kur Fleckenstein dhe McAllister do të përpiqen të sjellin normalitetin politik në vend.

Përpara se të takohen me përfaqësuesit politik, të dy eurodeputetët do të zhvillojnë një deklaratë të përbashkët për shtyp, ku do të prezantojnë edhe qëllimin e vizitës së tyre në Tiranë dhe përpjekjet për të gjetur një pikë të përbashkët për të zhbllokuar situatën.

Më pas ata do të takohen me kryeministrin Edi Rama së bashku me kryetarin e kuvendit Ilir Meta në një seancë dëgjimore për të njohur situatën. Pas takimit me liderët e koalicionit qeverisës, takimi i radhës do të jetë me Kryetarin e partisë Politike, Lulzim Basha.

Burime për Ora News, thonë takimi mes zotit Basha dhe David McAllister është i konfirmuar ndërkohë që ka paqartësi për praninë në këtë takim të eurodeputetit Fleckenstein

Nga ky takim do të varet shumë në lidhje me zgjidhjen e krizës pasi mbetet për t’u parë qëndrimi i europarlamentarëve për sa i përket kërkesave të opozitës për qeveri teknike dhe shtyrje të zgjedhjeve.

Nga rezultati i këtyre takimeve do të varet edhe vazhdimi i negociatave me dy deputetët evropianë si ndërmjetës, Fleckenstein dhe McAllister, përpara se ata të lënë Shqipërinë mëngjesin e të mërkurës, ndërkohë që po shkon drejt skadimit edhe 29 prilli, afati i fundit për regjistrimin e kandidatëve për deputet nga partitë politike./oranews

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here