Surpriza e këndshme e Big Brother, në shtëpi futet një fëmijë

0
166

Pavarësisht se shpesh tregohet i rreptë me banorët, këtë herë Big Brother është treguar shumë zemërgjerë. Ai u ka çuar djalin Jonës dhe Ademit që kanë hyrë çift në shtëpi. Sot janë mbushur 20 ditë nga fillimi i programit dhe me siguri Jona dhe Ademi e kanë ndier në mënyrë të skajshme mungesën e “qoftes” së tyre, siç e thërrasin ata djalin e tyre të vetëm.

 

 

Ata e kanë mbuluar me të puthura djaloshin që kishte ardhur i veshur me kostum, duke krijuar minuta shumë të ëmbla në shtëpi. Ejona hap derën e para dhe atje gjen të atin e Ademit së bashku me djalin e saj. Të dy ata përqafojnë djalin e tyre.

“Qenke bërë i bukur, më i bukur se babi yt”, i thotë ajo me shaka djalit. Ata qëndrojnë aty për disa minuta dhe kuptuan që për të mos e marrë në sysh djalin, kishte menduar gjyshja, që i kishte vendosur atij një hudhër në xhep

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here