Live në emision/ Kryemadhi: Rama ti fusë në burg të gjithë, por nuk ka bir nëne ta shpëtojë atë. Do rrëzohet

0
133

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka shpërthyer ndaj kryeministrit Edi Rama, ndërkohë që po diskutoheshin arrestimet e fundit në ministrinë e drejtësisë.

Kryemadhi u shpreh se në këtë proces po përfshihet Ylli Manjani dhe Petrit Vasili, për shkak se janë kundërshtarë të Edi Ramës.

Zonja ministre, i pushoi të gjithë personat që janë në listë. Kanë shkuar në gjykatë dhe kanë fituar të drejtën për t’u kthyer. Aty ka qenë edhe burri i Vasilika Hysit.

Vajza e tezes së ministres së drejtësisë, që ështe sekretare e përgjithshme në ministrinë e financave, i tha më sill një audit nga ministria e financave dhe më bëj këtë për këta persona.

Bëhet fjalë për mirëmbajtje të sistemeve elektronike, punojnë apo jo nuk më intereson.
Zonja në fjalë përmend emrin e Ylli Manjanit dhe Petrit Vasilit, që nuk kanë firmosuar kurrë por janë të vetmit njërëz që janë përballe Edi Ramës.

Kjo është një tërheqje vëmendje, për të dhënë me koncesion të gjithë këto procese.
Le t’i marri Edi Rama ti fusë në burg të gjtihë, nuk ka bir nëne ta shpëtoje Edi RAmën, në zullumin që ka rënë.
Edi Rama do rrëzohet edhe nga opozita, sepse ka një disavatazh shumë të madh.
Ambasadorët ikën me xhepat e fryrë, ndërsa shqiptarët duhet të presin 20 vjet që ti mbarojnë proceset gjyqësore”.

Marre nga TPZ.AL

 

https://www.facebook.com/tepaekspozuarit/videos/242868879972668/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here