Fatmir Xhafaj shpërthen në kritika ndaj Ramës: Pushteti legjislativ është kthyer në një zgjatim të pushtetit të qeverisë.

0
108

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka shpërthyer në kritika ndaj maxhorancës gjatë diskutimeve në Komisionin e Ligjeve. Duke kritikuar ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, Xhafaj tha se deputetët po kthehen në kartona.

“Nga 2005 deri me sot rregullorja është ndryshuar 8 herë. Ky proces duhet të jete sa me i kujdesshme. Ndryshimet e herëpashershme e kanë zbehur rolin e deputetit. Deputet janë shndërruar në karton a se sa persona me integritet”, deklari ish-ministri i Brendshëm.

Sipas Xhafaj, pushteti legjislativ është kthyer në një zgjatim të pushtetit ekzekutiv, qeverisë.

“Për fjalën dhe për përfaqësimin e zgjedhjes e të tyre dhe ne ndikimin qe kane ne procesin ligjvënës. Kjo është gjeja qe duhet te na shqetësoj në shumë. Është momenti për të parë se si mund te riktheje disa ndryshme që rezultuan të dëmshme qe e shndërruar legjilativin në një zgjatim të ekzekutivit”, ka thënë ai.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here