Përplasje dhe kërcënime në komision, Lleshaj me tone të ashpra kërcenon deputetet e LSI-së…

0
95

Ka nisur me tension dhe debat dëgjesa në Komisionin Parlamentar i Edukimit, mes kryetares Albana Vokshi dhe ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Lleshaj është thirrur për të dhënë sqarime lidhur me dhunën e ushtruar ndaj studentëve në ambientet universitare.

Ndërsa ministri mohoi se ndaj studentëve është ushtruar dhunë nga Policia e Shtetit, ka reaguar menjëherë deputetja e LSI, Floida Kërpaçi.

Por, deputetes i është kthyer në çast me tone të ashpra ministri Lleshaj duke i thënë: “Zonja që foli atje të ketë kujdes”.

Ndërkohë, kryetarja e komisionit, Albana Vokshi ndërhyri duke i kërkuar ministrit të respektojë etikën dhe të mos kërcënojë asnjë deputet në komision.

“Ju lutem pak kulturë, nuk mund të kërcënoni asnjë deputet dhe të përdorni asnjë fjalor të papërshtatshëm. Nëse ju pretendoni për gjuhë të kulturuar, le të ndjekim një standard, mos kërcënoni”, tha Vokshi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here