Sulmuesi i Juventusit aksidentohet…

0
128

Makina që ishte duke udhëtuar braziliani ishte një Jeep Cherokee, dhe si pasojë e përplasjes së fortë mjeti u dëmtua rëndë. Ylli i Juventusit, nuk pësoi asnjë dëmtim, por një burrë 47-vjeçar, i cili po ngiste një Fiat Punto u transportua në spital.

Shok i madh, por fatmirësisht pa pasoja për Douglas Costa: të hënën në mëngjes rreth orës 11:15 minuta, sulmuesi i Juventusit u përfshi në një aksident me makinë përgjatë autostradës në A4 Torino në komunën e Santhià (Vercelli).

Dinamika e aksidentit nuk është e qartë, por policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen. Në vendngjarje mbërritën menjëherë zjarrfikësit e komunës së Vercelli dhe stafit mjekësor. Ajo që është e sigurt është se për Douglas Costa ky nuk është me të vërtetë një sezon me fat.

Ish-sulmuesin e Bajernit dëmtimet nuk e kanë lënë të qetë, i fundit ishte natën e së shtunës kundër Parmës. Pas një goditje që pësoi, Costa, ka pësuar një tërheqje muskulore dhe është dyshim serioz për ndeshjen kundër Sassuolo-s. Në momentin më kulminat të sezonit, trajneri Max Allegri ka nevojë të ketë të gjithë ekipin e gatshëm për të arritur objektivat sezonal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here