‘Ministrja recitonte paktin për universitetin.’ Pedagogu: Kjo Besa Shahini di vetëm të mbajë shënime

0
101

Ministrija e Arsimit Besa Shahini, shërbeu të paktën për të treguar ecurinë se si të vijojnë më tej me rrugën e nisur, u shpreh pedagogu i Ekonomikut.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” Prifti thotë se nuk shkuan tek znj. Shahini vetëm që kjo e fundit të mbajë shënime, por prisnin alternativat e saj për t’i dhënë zgjidhje situatës.

“Diçka morëm nga ai takim, morëm kontekst, informacion dhe mënyrën se si të vijojmë më tej. Ne kurrsesi s’mund të refuzonimin takimin. Unë personalisht prisja nga ministrja të ishte më e përgatitur, të ishte më në kontekst të gjithë proceseve dhe pak më e konsiderueshme ndaj shqetësimeve” u shpreh Prifti.

Ai tha se në përfundim të takimit prej 60 minutash, priste të paktën që ministrja të drejtonte dy pyetje, dhe jo të niste të recitonte paktin për universitetin. Prifi tha se i parashtruan ministres së arsimit të gjitha 5 pikat kryesore të pedagogëve, duke theksuar se e gjithë situata me arsimin e lartë sot është pasojë e ligjit të miratuar në parlament.

“Ministrja nuk dinte shumë gjëra, psh nuk e dinte që ligji i miratuar prej tyre nuk është miratuar në asnjë germë. Sot universitetet tona nuk e aplikojnë atë ligj. Por ka prodhuar ato ngërçe mes senateve dhe dekanateve”- tha ai.

Gjithashtu Prifti komentoi edhe deklaratën e ministres Shahini e cila është zotuar të shkojë në çdo fakultet për t’u takuar me pedagogët e studentët.

“Ministrja nuk është në një fushatë zgjedhore. Ministrja ka një staf që janë shumë të përgatitur, kjo nuk mund të bëhet tani. S’mund të dalë për fushatë, kjo është një gafë. Arsimi sot është një ditë të zezë dhe ti duhet të zgjidhësh 3-4 pika. Me sa kuptova nuk e ka autoritetin e duhur për të thënë fjalën më të vogël, por nuk e ka as autoritetin intelektual për t’u marrë me politika të arsimit të lartë.” – tha më tej pedagogu i fakultetit Ekonomik.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here