Lideri i demokratëve u shpreh me tone të ashpra ndaj kreut të Bashkisë së Durrësit, ndërsa e quajti atë si “simbolin e betonimit”, që ka uzurpuar çdo gjë jashtë parametrave urbane.
Këtu në Durrës është shembulli se si në nivel lokal ka degjeneruar në formën e shëmbëlltyërn e Vangjush Dakos, i cili është edhe kryebashku i votave të vjedhura, edhe autori i vjedhjes së votave të 2017-ës, përfituesi kryesor i betonizimit të Durrësit, njeriu që ka shkelur çdo rregull, çdo parametër urban, për çdo leje ndërtimi që ka dhënë në këtë qytet, dhe njeriu që përcakton që betonierët mund të kalojnë vetëm nëse janë të kompanisë së tij dhe vetëm njerëzit që janë lidhur me të mund të punojnë dhe të ecin përpara. Është shëmbëlltyra e regjimit që sundon sot Shqipërinë”, tha Basha.