‘Rama mer shuplakën e dytë.’ Refuzohet nga pedagogu: Lëreni rehat diasporen

0
112
Albanian Prime Minister Edi Rama and his Serbian counterpart give a press conference after their meeting in Belgrade on November 10, 2014. Rama arrived on November 10 as the first Albanian prime minister visiting Serbia in 68 years, amid tensions risen over recent football incidents showing the fragility of region's stability. AFP PHOTO / ANDREJ ISAKOVIC (Photo credit should read ANDREJ ISAKOVIC/AFP/Getty Images)

Kryeministri Rama është refuzuar edhe nga pedagogu dhe shkrimtari Gazmend Kapllani. Një refuzim i dytë ky, pas refuzimit që mori nga alpinisti shqiptar që ngjiti majën e malit Everest Flori Haçkaj.

 

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Kapllani, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se sot ka marrë ftesë nga Kryeministri për të marrë pjesë në Samitin e Diasporës, por që ai ka vendosur ta refuzojë.

“Mora nje ftese nga kryeministri sot qe te shkoj ne Samitin e diaspores (mire qe nuk e thone G7 e Diaspores). Ne radhe te pare shpreh mirenjohjen time. Ne radhe te dyte nuk sqarohet ne ftese se si te vij. Ndoshta ngaqe ne te brezit te pare te emigranteve e kemi kaluar kufirin me kembe apo te fshehur neper trena dhe direke anijesh, pritet qe te shkojme ne atdhe per Samitin me auto stop.”, – shkruan Kapllani.

Më tej ai shprehet se nëse duan dialog me diasporën, atëherë duhet të gjejnë mënyra më serioze.

“Nejse, lereni rehat diasporen o njerez te mire.
Ne se doni te hapni dialog me te, meqe permasa diasporike e shqiptareve eshte nje nga gjerat me te vyera dhe njekohesisht nga me te urryerat nga regjimi komunist, gjeni menyra te tjera dhe serioze. Lerini keto tarataxhumet dhe samitet dhe simitet qeveritare. Nuk eshte dekor per lavdine e cdo kryeministri diaspora. Kane pune ata te diaspores, se kalojne kohen neper kafe dhe zyra ministrash dhe deputetesh analfabete…”, – shkruan Kapllani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here