Trump në Riad merr pjesë në kërcimin e shpatave (VIDEO)

0
206

Presidenti amerikan Donald Trump dhe disa eksponentë të tjerë të qeverisë, të cilët e shoqërojnë në vizitën e tij në Arabinë Saudite kanë marrë pjesë në kërcimin ceremonial të shpatave.

 

Videoja ku Trump kërcen me një shpatë në dorë po bën xhiron e botës. Në video duket sekretari i shtetit Rex Tillerson dhe ai i tregtisë Wilbur Ross të cilët kërcejnë me shpata në dorë në rresht, me të gjithë burrat e tjerë me veshje tradicionale saudite, ndërsa Trump kërcen i qeshur, repubblica.it.
Kërcimi tradicional i shpatave, i quajtur ardah, bëhet në evente të rëndësishme, përfshirë festat fetare apo martesat.

Në të kaluarën edhe lider të tjerë politik, me vizitë në vendin mysliman e kanë kërcyer këtë valle, përfshirë, princin Carlo të Anglisë dhe ish presidentin George W Bush.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here