Bardhezinjtë e përmbysën Lazion duke fituar 1-2 në Olimpico

0
165

Bardhezinjtë e përmbysën Lazion duke fituar 1-2 në Olimpico të Romës dhe duke hedhur një hap të sigurtë drejt titullit kampion, tashmë 11 pikë larg ndaj Napolit ndjekës.

Edhe në një ndeshje ku nuk prodhoi pothuajse asgjë për pjesën më të madhe të kohës, madje u dominua nga Lazio për rreth 70 minuta, Juventusi në fund doli me tre pikë për të treguar se Itali janë bardhezinjtë ata që komandojnë. Pas përpjekjeve të shumta në pjesën e parë, dhe pritjeve të njëpasnjëshme të portierit Sczeszny, Lazio zhbllokoi shifrat në minutën e 59-të me një autogol të Emre Can.

Pak minuta më vonë Immobile i vetëm përballë portierit humbi shansin e 2-0. Hyrja në fushë e Bernardeschit dhe sidomos portugezit Joao Cancelo ndryshoi lojën e bardhezinjëve të cilët u bënë më të rrezikshëm në sulm dhe ishte pikërisht Cancelo ai që barazoi në goditjen e parë në portë të bardhezinjëve.

Anësori akordoi penallti, 11-metërsh të cilin e kthehu në gol Ronaldo për t’i dhënë tre pikët skuadrës së Allegrit. Kjo ishte fitorja e 19-të në 21 takime për Juven ndërkohë që Lazio pësoi humbjen e dytë rresht dhe e sheh veten më larg zonës Champions.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here