Spartak Braho del kundër Ramës: Shkeli ligjin…

0
116

Mazhoranca ka shkelur ligjin më votimin e dekretit të shkarkimit të Ditmir Bushatit.
Socialisti Spartak Braho, i cili gjatë votimit abstenoi, shpjegon veprimin e tij për “A2 CNN”.

“Ai dekret ishte antikushtetues, edhe për faktin që erdhi 3-4 ditë me vonesë. Ai dekret kishte rënë, për çfarë do të votoja? Juristi ndjek logjikën dhe unë abstenova. Me logjikën time, deputetët e tjerë kanë shkelur ligjin”, tha Braho.

I pyetur nëse e mbështet padinë e Kryeministrit Rama ndaj Presidentit Meta për shkelje të Kushtetutës me mosdekretimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm, Braho shtoi: “Duhet lexuar më parë padia, nuk mund të shprehem pa e lexuar atë padi”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here