Pas Kanadasë, edhe Berlini ndalon vaksinat AstraZeneca për…

0
115

Spitalet shtetërore në Berlin kanë ndalur vaksinimin me AstraZeneca për gratë nën 55 vjeç.

Një zëdhënëse e spitaleve tha se vendimi ka ardhur pas disa rasteve me mpiksje gjaku dhe disa vdekjeve pas vaksinimit, kryesisht te gratë e reja. Ajo tha se ka pasur edhe raste me hemorragji.

Vendimi vjen një ditë pasi Kanadaja vendosi të pezullojë përdorimin e vaksinës së AstraZeneca te të gjithë personat nën 55 vjeç.

Vendimi erdhi pas rasteve me mpiksje fatale të gjakut. Një zëdhënës i Komisionit të Imunizimit tha se ka pasur pasiguri sa i përket përfitimeve të kësaj vaksine te personat nën 55 vjeç.

Shkencëtarët besojnë se kanë zbuluar arsyen se përse disa persona nën 55 vjeç pësojnë mpiksje gjaku pasi marrin vaksinën e AstraZeneca.

Kujtojmë se fillimisht vaksina e AstraZeneca nuk u lejua të përdorej për personat mbi 65 vjeç, pas dyshimeve se nuk është efektive.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here