‘Ndjehen të kërcënuar.’ Puna në konvikte, s’ka asnjë masë për akomodimin

0
130

Qeveria miratoi një vendim për rikonstruksionin e konvikteve pas protestës së Studentëve.

Shumë nga godinat e Qytet Studentit i ka pushtuar smogu dhe zhurmat, nuk është marrë asnjë masë për akomodimin e studentëve, të cilët vijojnë të qëndrojnë aty, teksa punëtorët punojnë.

Në godinën 26 dhe 27 janë të akomoduara rreth 270 vajza. Rikonstruksioni i kësaj godine ka nisur për rreth një javë më parë. Bllokimi i banjave dhe dusheve detyron studentet që për nevojat e tyre të lëvizin ditën dhe natën drejt godinës 26.

“Ka një javë që ka nisur. Zhurmat, lëvizjet, janë çunat që hyjnë e dalin në një godinë vajzash. Problem ngelen dushet dhe banjat. nuk dihet sa do zgjasë sepse ka godina që kanë nisur më parë dhe nuk kanë përfunduar”, thotë një studente e godinës 27.

“Jam tek godina 29. Rikonstruktimi ka filluar që dy javë. Në pjesën e jashtme janë vendosur skelat. Ne jemi informuar nga kujdestarja që nga 29 do shkojmë tek 28-a deri sa të mbarojnë punimet dhe më pas do jetë anasjelltas. Nuk e dimë se sa do zgjasë. Dushet janë vetëm në katin e parë dhe në të dy godinat përdoren aktualisht dhe ndërkohë që punëtorët janë duke punuar”, tregon një studente tjetër.

Drejtoria Arsimore në Qytet Studenti nuk ka pranuar të japë asnjë informacion për kohëzgjatjen e punimeve dhe për problematikat e adresuara nga studentët.
Një pjesë e studentëve të cilët janë akomoduar në godinat e Qytetit Studenti para apo dhe jashtë kamerave thonë se nuk kanë marrë asnjë përgjigje për kohëzgjatjen e punimeve nga Drejtoria e Qytet Studentit. E kontaktuar nga News24 Drejtoria nuk ka pranuar të prononcohet, duke ia lënë të gjitha kompetencat bashkisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here