Studentët e ngujuar s’tërhiqen. Ata që janë jashtë dhe duan të nisin mësimin janë studentë të strukturave të PS-së…

0
102

Një student pjesë e grupit të studentëve që ndodhen brenda ambienteve të fakultetit të Juridikut ku vijojnë rezistencën në një intervistë telefonike për Ora News i bëri thirrje studentëve që duan të nisin mësimin të bashkohen me ta.
“Studentët që janë jashtë duhet ta kuptojnë se nëse bëhemi bashkë fitojmë, prej gati 16 ditësh jemi këtu për të gjithë jo për veten tonë. Të bashkohemi të rrëzojmë ligjin dhe të plotësohen 8 kërkesat tona dhe të kthehemi bashkë. Asnjë pikë nuk është plotësuar”.
Studenti thotë se do të vijojnë të qëndrojnë të ngujuar madje po shohin edhe mundësinë e grevës së urisë. Do të vazhdojmë të jemi të ngujuar por mund të hyjmë dhe në grevë urie por do presim dhe ultimatumin që profesorët i kanë dhënë qeverisë.
Ata gjithashtu thonë se distancohen nga çdo akt dhune dhe akuzojnë studentët që janë jashtë se duan të nxisin tensione.
“Distancohemi nga çdo akt dhune. Ata që janë jashtë dhe duan të nisin mësimin janë studentë të strukturave të PS-së. Mes tyre është dhe studentja që ka bërë fushatë për PS-në. Ajo shtyn studentët e tjerë kundra nesh”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here