Pak dashuri ! Pak dashuri!
Pak fllad dashurie, o diell, o hënë, o qiell…
Në përulje fundosuni…për pak dashuri… në këtë errësirë memece… ku fijezat e shpirtit luajnë pa juri një melodi të çjerrë,
kur natyra ulërin prej ç’virgjerimit shtazarak dhe ekspozohet si një vatër imoraliteti… dhe Ti ecën duke u munduar të fshehësh apo të kapercesh…duke mos dashur të bëhesh pis…por kjo dhimbje e një kënetë imune të shfaqet përpara si një faturino autobusi i çeftifikuar…
Ehhh… Dhimbje e s’di ç’të dhemb, dhomat e personalitetit janë por janë mbyllur se nuk janë…
kush po i thyen duke qeshur në verbëri… poçat e dritave të shpirtit…?!…paqe kërkohet por nuk ka, ehh… si mund të ketë… kur në fakt errësira tash është fatura e një zinxhiri të madh njerëzor.
Urren pa ditur ç’urren, tenton të duash pa ditur sesi… kë dhe çfarë…
Pak dashuri!
Njeri… ! O ju heronj të dekoruar… dhe të tjerë që kërkoni të dekoroheni me çdo kusht nga njerëz të vdekshëm… me çmime që i bren tënja dhe i përpin si e babëzitur thellësia e dheut’ si pretendoni ta dëgjoni melodinë e jetës… kur të kapur për dorazi kërceni nën shurdhërinë e hijes së vdekjes….
Njerëz që shkatërroni dhe ndërtoni sërisht për të shkatërruar…
Vetëm pak fllad dashurie, ju lutem, arsye s’keni…?!
E lajthitet o daullexhinj amatorë… e burgoset qenien në një akuarium të cekët… ku shpresa e vetme është ndriçimi i errësirës… si e vetmja dritë jetë mes kësaj vdekjeje shpirtërore… nata e pa gjumë… ishull i pa shpresë…Ehhh…
Ehh!… ta kisha shkresën magjike për të bërë pakëz dritë…
Me flakën e fundit të saj… qiellin e kësaj natë të errët do e respektoja me shumë finesë… duke i dhënë jetë mallit të tije për një tymnajë duhani… ku cigarja do të digjej me klas nga parada profesionale e ushtrisë së për thithjes shpirtërore… Ehhh… moj Zemër flakëruese…
Paketoheni n’errësirën pa gjumë dhe pa dritë…
Askush s’po dëgjon, çirrem kot më kot…
Hesht more, pusho!… por beso, o shpirt…
Zoti do veprojë dhe do i ndezi DRITAT…
Zoti po dëgjon…unë këtë mirë e di… cila është koha jote për këtë lokomotivë njerëzimi o ZOT…?
Engjëjt do këndojnë do jetë shumë afër DRITA…
Ejani lutuni me mua… që të mund të çlirojmë pushtetarët grabitqar të kësaj botë.
Do bëjmë përpjekjen tonë edhe pse errësirë e madhe… mendimet pozitive do jenë drita e plotë e dashurisë.
Mos harroni:
Balli i juaj edhe pse tejet i rudhosur… do të percjelli paqe… vetëm atëherë… kur të puthi ftohtësinë e egër të tokës… kur besnikërisht aty do të bjeri në lutje…
Nga përulësia njerëzimi do të përqafoj shpëtimin…
Zot… falu gjumin… Mos i lë në përsiatje
ato sy dhe buzë që pëshpërisin për pak DASHURI.
Le të ecim në DASHURI…
*Ervis Meço