‘Po na kontrollojnë gjithçka.’ Goxhaj: Reforma në Drejtësi po bëhet nga Soros, i janë ‘përveshur’ Shqipërisë

0
96

Avokati Altin Goxhaj i ftuar në Fax News, u ndal edhe tek akuzat nda Kreut të SHISH Helidon Bendo, për të cilin thuhet se ka rikthyer në SHISH 9 agjentë të ish-Sigurimit.

Sipas Goxhajt: “Kjo është gjëja më e vogël dhe më e pa rëndësishme, këtë e them me plot bindje. Është vetëm maja e ajsbergut. Sot ky SHISH është shumë ë i sofistikuar se ai i ish-Sigurimit Komunist. Ne jemi të kontrolluar nga SHISH vazhdimisht. Sot po jetojmë një diktaturë të vërtetë. Po na kontrollojnë gjithçka.

Por koncepti është që shqiptarët kanë nevojë që tu tregojmë të vërtetat”.

Avokati u shpreh se sot të gjithë po dalin në përfundim të asaj që ishte thënë prej kohësh nga ai vetë.

“Ndërsa ne thonim më herët se ka një axhendë shpopullimi si dhe Reforma në Drejtësi po bëhet nga Soros, na thonin ore ça janë këto konspiracione, por sot të gjithë po arrijnë në përfundim te ajo që kemi thënë vazhdimisht”, tha Goxhaj, ndërsa paralajmëroi se Shqipëria nuk ka qenë kurrë më larg BE-së sesa sot, e shkaktar është klasa aktuale politike.

Goxhaj tha se në Ballkan rrethohemi nga antiamerikanë, të cilët tashmë janë edhe anti shqiptarë, pasi por të dëmtuar ndikimin e SHBA-ve në Ballkan, i janë ‘përveshur’ Shqipërisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here