15 persona kanë vdekur pasi muri i një hoteli shembet gjatë një ceremonie

0
101

Shefi i mbrojtjes civile Jorge Chavez raporton se, dhjetëra njerëz po vallëzonin kur u zunë nën rrënoja të dielën në mëngjes në hotelin Alhambra në qytetin e Andeve të Abancay në Perunë jugore.

Ai i tha për RPP radio se të paktën 30 njerëz ishin nxjerrë nga rrënojat me lëndime të shumta ndërkohë ata u trajtuan në një spital aty pranë.

Ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim përmes rrënojave për të mbijetuarit.

Në ceremoninë martesore mendohet se merrnin pjesë më shumë se 100 mysafirë. Rreth 50 vetë thuhet se kanë qenë afër murit kur ai u rrëzua.

Autoritetet shtetërore mendojnë se shembja e murit erdhi si pasojë e një rrëshqitje të tokës afër hotelit që dyshohet se ka  ndikuar edhe moti i keq dhe reshjet e shumta të shiut.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here