Doni të çregjistroni makinën!!! Lexojeni dhe do të tmerroheni me kalvarin e burokracive që do të përballeni. 3 javë për….

0
89

Një histori flagrante se si zyrat e shtetit drejtohen nga njerëz partiake, e arrogant që nuk janë në shërbim të qytetarit por interesave të tyre personale; si humbi “dokumenti I denoncimit të policisë” nga Durrësi në Shkozet, duke sjell historinë trejavore të një qytetareje për ç’regjistrimin e makinës me targë Kruja.

 

Skandali i kolaudimit dhe policisë

3 javë për të ç’regjistruar makinën në Durrës

 

 

Qytetares E.H iu desh tre javë për të ç’regjistruar makinën në Durrës, meqë ishte me targë të Krujës. Herën e parë kur shkoi në Shkozet, atje ku është drejtoria e Kolaudimit teknik, mezi sqaroi punonjësit se dokumentacioni i saj kishte disa probleme, si humbja e lejes së qarkullimit, dhe kontratës së blerjes. Që të dyja mund të zgjidheshin në pak minuta nëse do kishin marrë mundimin të hynin në sistemin e të bënin verifikimet e nevojshme dhe një print, dhe ja ku do t’i kishte në dorë të dyja letrat, për ta mbyllur këtë “telash” për më pak se dy tre minuta. Por në ditën e parë, pasi kishte bërë një vardisje prej gati një orësh për t’ja dalë rrethrrotullimeve në hyrjen për Shkozet, në sektorin e informacionit i thonë se (rreth orës 2.30) se nuk mund të mbaronte punë dhe se duhej të shkonte për të bërë denoncimin në drejtorinë e policisë në Durrës. Pse në Durrës? Sepse “vërtetimi i denoncimit” mund të mbërrinte më shpejt, për dy ditë maksimumi –meqë qyteti ja ku ishte, pak kilometra nga qendra e kolaudimit.

Në orën tre pa pesë, E.H u ndodh në drejtorinë e policisë në Durrës, kur punonjëset e informacionit gati po përlesheshin më njera tjetrën për arshivën e dokumenteve dhe nuk e kishin aspak mendjen tek dy qytetarë që po prisnin për një “vërtetim”. Pas shumë lutjes E.H në orën 3 e dhjetë arrin ta marrë “vërtetimin” me garancinë se do kishte vëmendjen për t’ja “deleguar me postë” Qendrës së Koalidimit.

Pas pesë shtatë ditësh, java e dytë: Qytetarja E.H sërish në Shkozet. Në sektorin e informacionit asnjë “dërgesë” për “vërtetimin e dononcimit në polici”. Përgjigja: nuk mund të kryeni asnjë veprim për ç’regjistrimin e makinës sepse nuk ka ardhur “vërtetimi i denoncimit” nga Drejtoria e Policisë së Durrësit.  Qytetarja E.H kërkoi nën drejtorit të Kolaudimit për një “favor” për të zhbllokuar situatën, meqë “vërtetimin e denoncimit” ajo e kishte në dorë, dhe pse duhej pritur edhe ajo  me postë. Nën/drejtori që nuk ua mësuam emrin u përgjigj se nuk i lejohej  një veprim i tillë, dhe se mund të bisedonte me Drejtorin. Drejtori dukej një djalë i ri, (edhe këtij s’patëm interes t’ja mësonim emrin) më pak kurriz të dalë, që sillej mbi kokat e punonjësve, (të gjithë burra) si një xhandar i emëruar politkisht, si për të bërë zap ndonjë “protestë” të mundshme zemërimi, nga çdo anë që mund të lëshohej. Në të kundërtën mund të ishte aty edhe për ndonjë arsye korrupsioni!! Ndryshe nuk mund të kuptohej mungesa totale e mirësjelljes, apo arrogancës që shoqëronte lëvizjet e tij, ashtu edhe të pritjes arbitrare, me përgjigjen e prerë e të egër: “S’bëhet”. Kaq. Qytetarja E.H u largua sërish, për në Tiranë aty ku banon e jeton prej 20 vitesh. Në këtë rast, as kontakti me drejtorinë e Policisë në Durrës nuk hyri në punë, pasi përgjigja e vetme që vinte prej tyre, përmes zëdhënëses me emrin Elona ishte: Ne e kemi dërguar me postë vërtetimin, ne nuk kemi përgjegjësi. Në fakt, denoncimi ishte bërë qysh më 11 janar, dhe data javës së dytë ishte 18 janar. Pra tetë ditë për të shkuar në Qendrën e Kolaudimit një letër nga qendra e Durrësit. Ndonëse zëdhënësja e policisë me emrin Elona, për këtë mungesë përgjegjëshmërie të zyrave të policisë, donte ta mbyllte me faktin se “denoncimi ishte bërë me datë 14 janar”, por kopja që kishte qytetarja E.H nëpër duar, ia mbylli gojën, për të mos e zgjatur më gënjeshtrën.

Ajo kishte tre javë rresht që shkonte në Shkozet, duke lënë ditën e punës, dhe shpenzuar 1 mijë lekë naftë për të ç’regjistruar mjetin e blerë, por me targë të Krujës.

Pas shtatë ditësh, java e tretë: Prap në Shkozet. Qytetarja E.H ishte e bindur tashmë se do të mbyllej ky hall. Por jo. “Vërtetimi i denoncimit” nga Policia e Durrësit deri në Shkozet nuk kishte mbërritur akoma. Në zyrën e Informacionti në Qendrën e Kontrollit Teknik në Shkozet me një qetësi totale, sërisht thonë se “vërtetimi ende nuk ka mbërritur”!

Garancia e një jave më parë ishte krejt e sigurtë, që nuk do kishte më probleme.

Qytetarja E.H, këtë herë përmes medias komunikon sërish me zëdhënësen e Drejtorisë së Policisë me emrin Elona. Indiferentizimi i saj ishte akoma edhe më i madh, ashtu si edhe papërgjegjshmëria. Asnjë përgjigje mbi këtë veç faktit se “letra e tyre ishte dërguar me postë”. Edhe drejtori i Qendrës së Kaolidimit vazhdonte ecejaket me qetësi e më arrogancën e palëshuar, pa konsideruar asapk shqetësimin e qytetares E.H. “Vërtetimi i denoncimit” të policisë pas tri javësh ende mbetej “pezull” mes Policisë së Durrësit, Qendrës së Kolauidimit dhe hamendjes se Posta nuk po e bënte punën si duhej. Ndërkohë letra që duhej, pra  “vërtetimi i denoncimit”, mbahej ende në duart e qytetares E.H, pa asnjë vlerë duke pritur po të njëjtën me “postë”. Si duket “posta e kishte humbur”, ose Policia. Pas këtij mundimi, dhe “lehtësisë” që mund të bënim, për të ribërë denoncimin, sërish në Durrës, ne, pyetëm zëdhënësen e policisë me emrin Elona: Si ka mundësi që “vërtetimi i denoncimit” prej datës 11 janar ende nuk kishte mbërritur në Shkozet deri më 25 janar?! Përgjigja vazhdon të jetë po kaq indiferente, përcjellëse: “Në zyrat tona siç edhe ju shpjegova kur folëm është nisur pasi ju dhashë edhe një nr protokolli për ta patur më të lehtë kërkimin”, tha zëdhënëshja e drejtorisë së policisë, me emrin Elona. Qyteatrja E.H sigurisht pati një përgjigje, pas tre javësh zvarritjeje se “po gënjeni dhe dokumenti është humbur”!

Për gazetën, përgjigja e zëdhënëses me emrin Elona: “Nga ne nuk  është humbure sigurt, është nisur me shkresë përcjellëse. Sekretaria tek Kolaudimi i ka bërë hyrje që me dt. 17 janar. Kështu që dokumenti i vërtetimit është në destinacion, qysh në javën e parë”.

Pas kësaj përgjigje me mesazhe telefonike e habiti qytetaren E.H ndërkohë diçka kishte vënë në lëvizje gjithë institucionin për të mbyllur procedurën e ç’regjistrimit…Punonjësit, nëndrejtori, drejtori i Drejtorisë së Kolaudimit u vunë në lëvizje tani…dhe gjithçka u mbyll pa bërë zë. Për “dokumentin e vërtetimit të denoncimit në polici” ende nuk morëm vesh gjë se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë. Qytetarja E.H as nuk donte t’ja dinte më, duke u rikthyer në Tiranë pas tre javësh sorollatjeje për një proces që mund të mbyllej në pak minuta me një klikim në kompjuter, meqë sistemi i përmbante të gjithë të dhënat.

V.M

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here