Video/ 14 orë në këmbë. ‘Të ishte nana ime kryetare bashkie, do e mysja me duart e mia’

0
135

Përkeqësimet e motit mbajnë të bllokuara rrugët në shumë njesi administrative. Përveç kësaj shqetësuese është fakti që instancat përkatëse si duket nuk kanë ndërmend të tregojnë përgjegjësi, për gjendjen e shaktuar.

Njësitë administrative Shalë, Shosh dhe Pult në Shkodër janë ende të bllokuara.

Më shumë se 30 banorë, ndër të cilët 6 gra dhe 2 fëmijë, ecën më këmbë për orë të tëra në të të ftohtë pas bllokimit të rrugës automobilistike që të çon në drejtim të Shalës në Shkodër.

Flor Çuku thotë se i është dashur të ecë 14 orë në këmbë bashkë me të vëllanë për të shkuar në Shosh, por nuk ka mundur të shkojë.

Banorët kërkojnë që të hapet rruga. Në rast se gjendja vazhdon e tillë, banorët thonë që asnjë politikan të mos kërkojë votë nga banorët e Dukagjinit.

Janë rreth 300 familje në njësitë administrative Shalë dhe Shosh, të cilat me rifillimin e reshjeve të dëborës janë izoluar sërish dhe bëjnë thirrje për ndihmë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here