Gjirokastër, zjarr në parkun e Viroit, digjen 10 hektarë pyje e kullota

0
148

Rreth 10 hektarë pyje e kullota janë djegur sot në parkun e Viroit në Gjirokastër, si pasojë e një zjarri që dyshohet të ketë qenë i qëllimshëm. Mësohet se zjarri ka rënë poshtë kurorës së pishave në parkun e Viroit, ndërsa flakët janë përhapur edhe më tej të favorizuara nga era.

Flakët e zjarrit kanë rrezikuar edhe një stan që ndodhet shumë pranë vatrës së zjarrit, dhe një park bletësh me 30 koshere. Mësohet se zjarri po avancon në drejtim të qytetit, dhe zonave të banuara, ndërsa forcat zjarrfikëse po vijojnë punën për shuarjen e zjarrit. Është kërkuar ndihmë për ndërhyrje nga ajri për të netrualizuar flakët e zjarrit, por deri më tani kjo nuk është realizuar.BW

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here