Çifti i moshuar po mbyllte biznesin, goditen me thikë dhe i marrin 10 mln lekë

0
176

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Memaliajt, ku një kambist është qëlluar me thikë nga një person ende i pa identifikuar.

Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me thikë një kambist dhe gruan e tij në qytetin  e Memaliajt. Sipas të dhënave të para ngjarja ka ndodhur në momentin kur çifti i bashkëshortëve po mbyllte biznesin  e tyre.

Pre e dhunës kanë rënë Mustafa Mustafai, 70 vjeç dhe bashkëshortja, Thëllëza Mustafai. Ata janë qëlluar me thikë nga grabitësit dhe për pasojë janë transportuar me urgjencë në spital ku ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

Dyshohet se grabitësit kanë marrë një shumë prej 10 milionë lekësh dhe më pas janë larguar. Gazetarja e “BalkanWeb”, Brikena Metaj raporton se kambisti Mustafa Mustafai është goditur brenda ambienteve të dyqanit me pjesën e pasme të pistoletës në kokë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here