Vasili: Vota antiamerikane e qeverisë në OKB nuk do as kallauz as përkthyes

0
141

Petrit Vasili ka reaguar sërish për votën e qeverisë shqiptare kundër njohjes së Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit.

Shkruan Vasili:

Sufleret e qeverise u shqyen qe te perkthejne ate, qe tha shume qarte Trumpi per ata qe do votonin kunder Amerikes ne OKB.

Po ky Kryeministri i leqendisur, qe ka taposur gojen dhe nuk flet dot, kaq te madh e paska hallin qe ja paska dhene gojen me qira ca e ca kallauzeve.

Po ç’mund te flase kryeministri, turpi antiamerikan qe duket sheshit nuk do as kallauz as perkthyes.

Presidenti amerikan Donald Trump, përpara votimit në OKB deklaroi se “ata marrin miliona dhe miliarda dollarë dhe pastaj votojnë kundër nesh. Por le ta bëjnë, ne do të kursejmë shumë para. As që duam t’ia dimë”.

Kjo deklarate s’ka nevoje per perkthyes te lodhur te qeverise.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here