Heshtja prej varri e Kryeministrit, Berisha “zbulon” mesazhin: Zyrtari i lartë grek që mori paratë dhe roli i Gramoz Ruçit

0
318

Heshtja prej varri e Kryeministrit Edi Rama ndaj akuzave të rënda në adresë të kryebashkiakut të tij me rekorde kriminale, Agim Kajmaku, zbulon prapaskenën që po luhet për të shpëtuar Kajmakun e sotëm nga emri i dikurshëm Jorgo Toto, i cili duhet ta vërë pas hekurave.

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një informacion të rëndësishëm, sipas të cilit ish kryeministri Rama ka dërguar në Gjykatën e Janinës misionarët e tij me miliona euro me vete për të shpëtuar me çdo kusht Agim Kajmakun- Jorgo Toton: “Edvin Mafia dhe Jorgo Kajmaku dërgojnë Ruçin me shuma të mëdha në Janinë për të mbyllur çështjen Toto!”, shkruan Berisha në postimin e tij.

“Këto janë akuzat e fundit të qytetarit dixhital! Lexoni mesazhin e tij.”, vijon më tej ish kryeministri.

“Përshëndetje Doktor. Uroj të jeni mirë.  Burime konfidenciale nga Janina më treguan se po zhvillohet një lojë e pistë për të shpëtuar Ramën për rastin Kajmaku.

Një burim pranë gjykatës së Janinës bën të ditur, duke ruajtur anonimatin, se janë paguar shuma, shumë të mëdha parash, në nivelet më të larta të Gjykatës së Janinës për të nxjerrë “të pafajshëm”, Kajmakun.

Është investuar vetë Rama dhe ka dërguar Gramoz Ruçin në emrin e tij për të mbyllur këtë pazar. Data e gjyqit mendohet të jetë dita e martë, datë 10 shtator”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here