Kryemadhi shigjeton Ballukun: Ky i marri do të marrë në qafë. Të mori firmën dhe të…

0
109

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i drejtohet ministres e Infrastrukturës, Belinda Balluku me një mesazh

KryemadhiNjë sugjerim mikes time Belinda. Mos dëgjo se çfarë thotë ky se do të marri në qafë, siç mori Arben Ahmetajn, siç mori Damian Gjiknurin, që shumë shpejt do dali përpara drejtësisë. Siç mori Arta Markun. 

Mos qeshi Beni, se të kam mik dhe kolegë. Do të mbash përgjegjësi për lavatriçen e parave që është kthyer Shqipëria sot. Ashtu sikurse do të mbajë përgjegjësi Damian Gjiknuri për firmën indiane që ju dha panele diellore. Do të zbulohen ashtu siç u zbulua oferta e Unazës së Re dhe u vodhën 18 mln euro nga off-shore. Prandaj, Belinda mos dëgjo këtë që me lakuriqësinë e tij kujton se do të habisë shqiptarët si në vitin 2000. Mos dil të gënjesh se PPP-ja e famshme Kashar-Thumanë do t’u jepet studentëve. Nuk është e vërtetë. 

Mos gënjeni se ajo është planifikuar në zero. Hiqni koncesionet e Vilma Nushit, hiqni koncesionet që grabisin paratë e shqiptarëve. Merrni ato 118 miliardë lekë të skemës së mashtrimit të TVSH-së që Ben Ahmetaj e di shumë mirë që me pronarët e firmave të mëdha dhe firmave fantazmë kanë mashtruar dhe u kanë vjedhur 100 milionë euro. Beni, të dua shumë, por do të marri në qafë siç të mori. Të mori firmën dhe të shiti siç shkarkoi ministrin e Brendshëm brenda natës se i arrestoi Vangjush Dakon dhe u kërcënua që nëse ti nuk më nxjerr nga rajoni i policisë do të hap tefterin e të dhënave, të telefonatave dhe përgjimeve të Edi Ramës në Shijak. 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here