Friday, March 29, 2024
Home Sport Superkupa e Italisë, aty ku Juventusi mat forcat me Milanin…

Superkupa e Italisë, aty ku Juventusi mat forcat me Milanin…

0
119

Trajneri i kuqezinjve Gennaro Gattuso ka zbuluar se Gonzalo Higuain nuk i ka kërkuar kurrë që të largohet, ndërkohë që tregoi dhe arsyen se pse nuk është ftuar për këtë ndeshje.

“Vendimet i marrë në atë se si stërviten lojtarët gjatë javës dhe si punojnë me ta stafi dhe bashkëlojtarët e tyre. Në këtë moment, me duhet ti përsëris të njëjtat fjalë: ka pasur shumë thashetheme, por Higuain po stërvitet mirë, po punon me të gjithë dhe është në dispozicionin tonë”.

“Ne do ta shohim nesër a do të luaj ai apo jo. Ai duhet të vendos çfarë të bëj, si ta zgjidh këtë problem, por për momentin ai po stërvitet si një profesionist i vërtetë. Ne do të shohim. Nëse ai luan, është sepse unë e shoh në formë të mirë dhe të relaksuar. Edhe pse ai është një aktor i mirë apo është mirë më skuadrën dhe gjithmonë bisedon dhe bën humor me shokët e skuadrës”.

“Pajtohem që pasi humbi penalltinë dhe u ndëshkua me të kuq kundër Juventusit, ndodhi diçka në kokën e ti. Ne do ta shohim nesër. Siç thashë, nuk është lehtë për një trajner që të ndryshon idenë për një lojtar, kështu që duhet të koncentrohem për të zgjedhur formacionin më të mirë për këtë ndeshje dhe në të te jenë lojtarët më të mirë që ne kemi. Dëshiroj që të theksoj që Higuain kurrë nuk me ka thënë se dëshiron të largohet. Unë po e pres këtë”-deklaroi ish-mesfushori italian në konferencën për shtyp.

/Ora News.tv/

Tags

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here