Romeo, i njohur si bretkosa më e vetmuar në botë. 10 vjet në izolim

0
259

Romeo, i njohur si bretkosa më e vetmuar në botë, ka kaluar 10 vjet në izolim në një akuarium në Bolivi.

Shkencëtarët thonë se e i kanë gjetur atij një ‘Zhulietë’ pas një ekspedite në një pyll të largët Bolivian.

Pesë bretkosat e llojit Sehuencas të gjetura në lumë u kapën me qëllim të mbarështimit dhe më pas dërgimin e tyre përsëri në natyrë.

“Romeo është me të vërtetë i qetë dhe i relaksuar dhe nuk lëviz shumë,” tha Teresa Camacho Badani për BBC Neës. “Ai është i shëndetshëm dhe i pëlqen të hajë, por ai është i llojit i turpshëm dhe i ngadalshëm”.

Ndërsa Zhuliet ka një personalitet shumë të ndryshëm.

“Ajo është me të vërtetë energjike, noton shumë dhe ha shumë dhe nganjëherë përpiqet të ikë,“-shtoi shefja e useo de Historia Natural Alcide d’Orbigny në Cochabamba City.

Pesë bretkosat,  tre meshkuj dhe dy femra, janë të parat e llojit Seheuncas që shihen në botën e egër për një dekadë, pavarësisht nga kërkimet e mëparshme në Bolivi.

Romeo u gjet 10 vite më parë, pasi biologët e dinin se lloji i tij ishte i rrallë, por nuk pritej të jetonte kaq shumë vite.

Ai tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare 1 vit më parë, pasi biologët u vendosën në kërkim për ti gjetur një partnere.

/Ora News.tv/

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here