Operacione të dështuara për arrestimin e Balilit. Gjatë gjithë kohës fshihej në “sytë” e policisë…

0
169

Gazetari i njohur Artan Hoxha ka pohuar se ka zhvilluar një intervistë në orët e vona të natës pak para vendimit për t’u vetëdorëzuar në polici, Klement Balilin.

“Unë e kam marrë në intervistë Klement Balilin. Ai sqaron pse ka zgjedhur këtë rrugë, politika e ka përfshirë në një vorbull, ka qenë një patate e nxehtë. Kjo intervistë është bërë në orët e vona të natës, unë s’mund të tregoj me detaje ku por ramë në një marrëveshje. Mua më interesonte të fliste për pozicionin e vet. Ndryshon shumë, me intervistën që kam bërë në maj 2016, nuk ishte e lehtë ta njihje. Klement Balili nuk është larguar nga Shqipëria, pamja e ka bërë të vështirë ta njihnin. Gjatë kohës që ishte në kërkim ka qëndruar në Tiranë dhe Durrës. Një njeri kaq i kërkuar nga agjencitë ligjzbatuese, agjencitë e huaja. Imazhi i tij kishte ndryshuar dhe kjo e ka ndihmuar të ishte një njeri i vështirë për t’u kapur”, tha gazetari ndërsa foli edhe për një “aftësi të pazakontë” të Klement Balilit.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here