Endri Shabani: Aktualisht jemi në një demokraci hibride

0
130

Pedagogu Endri Shabani i ftuar në emisionin “A Show” ka komentuar vendimin e kryeministrit, Edi Rama për të marrë postin e ministrit të Jashtëm. Sipas Shabanit kryeministri Rama, nuk e ka përgatitjen e duhur akademike për drejtuar këtë ministri.

“I gjithë kabineti drejtohet nga kryeministri dhe nuk është problem që kryeministri të marrë postin e ministrit të Jashtëm. Problemi është që kryeministri nuk e ka përgatitjen e duhur akademike dhe një staf të duhur për ta marrë këtë rol. Megjithatë e ka të drejtën politike për të bërë këtë gjë, duhet të kishte një ekip të duhur për ta bërë këtë veprim.

Edi Rama ka qenë ministër që në vitin 98 dhe nëqoftëse do qëndrojë dhe 3 vite të tjera do konkurojë Enver Hoxhën. Problemi që në shqipëri nuk kemi institucione të konsolidura, kemi një maxhorancë që përfaqëson 22% të zgjedhësve. Aktualisht jemi në një demokraci hibride, flasim në sistem përderisa ka zgjedhje janë mjaft të dobëta me një kryeministër në pushtet”, u shpreh ai.

 (BalkanWeb)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here