E ardhmja e Luftëtarit është e mjergullt. Lojtarët stërviten në pallat sporti

0
155

Luftëtari po has vështirësi të paimagjinueshme për të zhvilluar përgatitoret e janarit.

Trajneri Gentian Mezani nuk ka asnjë fushë për të zhvilluar stërvitjen nga 3 që kishte në pozicion. Kushtet e vështira atmosferike kanë bërë që bluzinjtë të punojnë në Pallatin e Sportit të Gjirokastrës, por futbollistët kanë shfaqur probleme dhe stafi teknik ka vendosur që sot të mos stërvitet. Edhe pse faza e parë përgatitore është drejt dështimit presidenti Grigor Tavo nuk ka marrë asnjë masë.

Hetimi nga UEFA që vazhdon prej disa muajsh shqetëson drejtuesit e klubit dhe bërja publik e lajmit ka ngrirë presidentit Tavo.  Bora dhe ngrica kanë mbërthyer Gjirokastrën. E ardhmja e Luftëtarit është e mjergull ashtu si koha. Problemet financiare, hetimi nga UEFA dhe shitja e dy futbollistëve kryesor janë shenja që klubi është i dobësuar, ende pa nisur gjysma e dytë e kampionatit.

Mbase klubi nuk mund të shkoj për fazë përgatitore dimërore, diku në kushte më të mira atmosferike edhe për vetë faktin që fondi ekonomik nga UEFA është ngrirë. Natyrisht situata e krijuar do të sjell probleme edhe për garën në tërësi. Aktualisht Luftëtari mban vendin e 8-të me 2 pikë më shumë se vendi i parafundit që mbahet nga Kamza, por me zhvillimet e fundit, situata mund të dal jashtë kontrollit .

/Ora News.tv/

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here