Hetimet për Unazën e re, DH Albania. Zhduket Avdjol Dobi…

0
188

Avdjol Dobi, përfaqësuesi i vetëm i kompanisë “DH Albania”, e cila me dokumente të falsifikuara fitoi dy tendera me vlerë 30 milionë Euro, është thirrur tre herë nga Prokuroria, por nuk është paraqitur.

avdiol-dobi-dh-albania-933x445

Dëshmia e 26-vjeçarit që fitoi 18 milionë Euro për ndërtimin e lotit të parë të Unazës së Madhe dhe 12 milionë të tjera për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit Burrel-Peshkopi, konsiderohet thelbësore për hetimet.

Por organi i akuzës nuk po bie në gjurmët e tij. Në bazë të sistemit Tims, ai rezulton të jetë në Shqipëri. Fletë-thirrjet i janë dërguar në adresën e biznesit në godinën “ABA Business Center”.

Prokuroria është edhe në pritje të letër-porosive të dërguara në shtetin e Delawerit ku është themeluar kompania mëmë e “DH Albania”, Danwell Huberman.

Katër dokumente dyshohet se janë falsifikuar nga kompania, mes tyre firma e Sekretarit të Shtetit të Delawerit, bilancet e kompanisë, data e themelimit dhe të dhënat e një noteri atje.

Përveç falsifikimit, prokuroria është duke hetuar edhe për shkeljen e barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre. Hetuesit dyshojnë se falsifikimi i këtyre dokumenteve të jetë bërë në Shqipëri, por pritet që leter-porosia ta konfirmojë zyrtarisht.

Javën e ardhshme pritet që Prokurroia të kryejë disa veprime të tjera hetimore që do sjellin zhvillime në këtë çështje.

Tv Klan

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here