Haki Çako në krye të Policisë së Shtetit

0
148

16 ditë pas dorëheqjes së pa revokueshme te Drejtorit të Policisë së Shtetit Artan Didi, tashmë ky post i takon Haki Çakos.

Me një karrierë 23-vjeçare në policinë e shtetit, Çako ka qenë drejtues dhe pjesëmarrës në një sërë operacionesh policore, ku i fundit dhe nder me te rëndësishmit ishte operacioni antidrogë në Lazarat.

Fill pas këtij operacioni Çako mori edhe funksionin e zv/Drejtorit të Përgjithshëm për Krimet e Rënda. Para se të emërohej në atë post, ai ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Policisë ne qarkun e Gjirokastrës.

Menjëherë pas dorëheqjes se Artan Didit, Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri komandoi Haki Çakon.

Ky i fundit tashme është emëruar zyrtarisht ne krye te Policisë se Shtetit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency