Partia Demokratike u ka dhënë fund spekulimeve dhe hamendesimeve duke zyrtarizuar këtë të mërkurë kandidaturën për njërën nga bashkitë më të mëdha në vend, atë të Durrësit.
Grida Duma do të jetë fytyra e re që do të përfaqësojë demokratët në zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Ka qenë vetë kryedemokrati, Lulzim Basha që ka prezantuar Dumen përpara qytetareve durrsakë.
Ndërsa Grida Duma u shpreh e bindur në fitore dhe theksoi se me zgjedhjen e saj në krye të Bashkisë do të nisë një etapë e re për Durrësin. Gjatë prezantimit te kandidates, lideri i opozitës Lulzim Basha nuk la pa përmendur edhe Agron Dukën, për te cilin tha se do te kontribuoje ne fitoren e opozitës.
Pas këtij takimit Basha se bashku me kandidaten per kryebashkiake kanë zhvilluar një shëtitje në rrugët e qytetit bregdetar. Ndërkohë, te enjten Partia Demokratike pritet te zyrtarizoje edhe kandidaturën e Halim Kosovës per Bashkinë e kryeqytetit.