Presion mjekut për kunatën: “Dua 4.8 milionë ose nxjerr fotot intime”

0
136

Prokuroria për Krimet e Rënda paraqiti dje konkluzionet përfundimtare në gjyqin ndaj një 41-vjeçari, të akuzuar për “gjobëvënie” ndaj një mjeku të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Sipas akuzës, i pandehuri, Jani Balla dyshohet se i ka kërkuar 480 mijë lekë të rinj mjekut, me pretendimin se i kishte ngacmuar kunatën, dhe se në të kundërt do t’i tregonte bashkëshortes së mjekut pediatër. Në lidhje me këtë histori, të pretenduar prej tij, që sipas Prokurorisë është e paprovuar, i pandehuri Balla i ka bërë presion edhe kunatës së tij, duke i shkaktuar frikë dhe stres. Prokurori i çështjes, Blerim Tominaj, kërkoi dje deklarimin fajtor të të pandehurit për dy vepra penale, “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “përndjekjes” e dënimin e tij me 3 vjet heqje lirie. Prokurori i kërkoi Gjykatës të mbajë parasysh faktin se çështja në ngarkim të të pandehurit u shqyrtua me procedurën e gjykimit të shkurtuar, prej të cilës ai përfiton uljen e një të tretës së dënimit, nëse deklarohet fajtor nga Gjykata.

HISTORIA

Referuar pretencës për Krimet e Rënda, historia ku është përfshirë i pandehuri ka zënë fill në muajt e parë të vitit 2016. Në këtë kohë, kunata e tij ka pasur fëmijën e saj të mitur, nën kurim në QSUT. “Për shkak të mirësjelljes dhe mirënjohjes, qëndrimit të gjatë të gruas në spital e kujdesit të mjekut ndaj pacientit të mitur, kanë krijuar një afri mes tyre. Ata kanë pasur komunikim normal në rrjetet sociale, si dhe në numrat e tyre telefonikë. Rezulton se ka pasur një komunikim intensiv 3-mujorë, kryesisht për gjendjen shëndetësore të të miturit”, thuhej në pretencë. Ky komunikim ka vijuar derisa nga rrjeti “Whatsapp”, kunata e të pandehurit i ka shkruar mjekut një mesazh me tekst “nuk duhet të flasim”. Sipas Prokurorit, gjatë vizitave në spital, të pandehurit i ka rënë në dorë telefoni i kunatës, ku ka parë bisedat me mjekun.

GJOBEVENIA DHE KERCENIMET

Duke pretenduar për një raport mes të dyve, i pandehuri ka shkuar në zyrën e mjekut, të cilit i ka thënë se ishte në dijeni të marrëdhënies së tij me kunatën. Ai ka pohuar se kishte prova, kishte bisedat mes tyre, si edhe disa foto, që sipas Prokurorisë nuk u provuan. “Do të shkoj të takoj gruan tënde, se e di ku punon. Do t’u them dhe fëmijëve të tu. Familja jote do të shkatërrohet. A do të eliminoj këtu ku je?”, citoi Prokurori disa nga kërcënimet që i pandehuri i ka drejtuar mjekut, duke i kërkuar një shumë prej 480 mijë lekësh të rinj. Nga ana tjetër, sipas Prokurorisë, i pandehuri i ka bërë presion edhe kunatës së tij. Madje, ai e ka përndjekur atë, duke i shkuar në vendin e punës apo duke e ndalur në rrugë, duke e kërcënuar me publikimin e fakteve që ai pretendonte se dinte. Sipas Prokurorisë, veprimet e të pandehurit kanë shkaktuar gjendje ankthi dhe stresi tek e dëmtuara, e cila është shtrënguar të ndryshojë mënyrën e saj të jetesës. Sipas Prokurorisë, arrestimi i të pandehurit është bërë pas kallëzimit të mjekut.panorama

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here