Qeveria e re/ Dekretohen nga Presidenti: Ministrat që ikin dhe që vijnë…

0
113

 Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot shkarkimin e emerimet e ministrave te rinj.

Ndryshimet në qeveri, 7 prej të cilave në nivel ministrash, kryeministri Edi Rama i bëri në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste në datë 28 dhjetor. Praktikisht kreu i qeverisë largoi të gjitha ministrat që kishin 5 vite në detyrë . Të vetmit ministra që “shpëtuan” janë Sandër Lleshaj, i emëruar ministër i Brendshëm dy muaj më parë, Pandeli Majko, Olta Xhaçka, Etilda Gjonaj, Blendi Klosi dhe Ogerta Manastirliu. Për dy të fundit, Rama la një afat 6 mujor për të përmbushur detyrat dhe objektivat, pasi në të kundërt, siç paralajmëroi ai, rrezikojnë shkarkimin.

Ministrat që ikin dhe që vijnë;  
Zv/ Kryeministër| Ikën Senida Mesi vjen Erjon Braçe
Ministria e Arsimit dhe Sportit| Ikën Lindita Nikolla vjen Besa Shahini
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme| Ikën Ditmir Bushati vjen Gent Cakaj
Ministria e Financave dhe Ekonomisë| Ikën Arben Ahmetaj vjen Anila Denaj
Ministria e Kulturës| Ikën Mirela Kumbaro vjen Elva Margariti
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë| Ikën Damian Gjiknuri vjen Belinda Balluku
Ministria për Sipërmarrjen| Ikën Sonila Qato vjen Eduard Shalsi
Ministria e Bujqësisë| Ikën Niko Peleshi vjen Bledi Çuçi
Rikthehet ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin emërohet Elisa Spiropali

d.ba.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here