Zheji publikon mesazhet e Ramës në WhatsApp

0
306

Dikur ata kanë qenë miq të ngushtë, por sot Artur Zheji dhe Edi Rama duket se nuk i bashkon më asgjë. Në emisionin e fundit për këtë vit, Zheji ka bërë një falënderim për Ramën për bojkotin e emisionit të tij.

“Ky vit mbaron për emisionin “360 gradë” pikërisht sot. Unë do doja ta mbyllja këtë vit të “360 gradë” duke bërë një falenderim të pazakontë për kryeministri Rama. Do thoni pse? Gjithë kohës i ke bërë opozitë, e ke kontestuar.

Sepse këtë vit kryesisht më bojkotoi studion me ardhjen e ministrave, drejtorëve, deputetëve të kësaj mazhorance që drejton sot në Shqipëri. Duke menduar se do më vinte në krizë dhe Rama ka një gjë të mirë se ti çon në Whatsapp mesazhet. Thotë, “Po po, emisioni jot dhe i një tjetri, nuk çojmë se na prish vetëm punë.”

Është e vërtetueshme. Nuk hyn tek ligji shpifje. Normalisht, është shumë e thjeshtë sepse kur sjell deputetë drejtorë që i thonë të zezës- të bardhë apo të bardhës- të zezë sipas profesionit, ti merr palën tjetër.

Dy palët bëjnë luftën e gjelave, luftën e gënjeshtrave apo gjysmë të vërtetave. Gjithsesi thonë, “A kishte sherr te Zheji? Po kishte sherr, ta dish ti çfarë i tha ai i PS-së, asaj të PD-së”. Në fakt, kjo ndihmon për të mos thënë të vërteta të plota, por për tu bërë viktimë e gjysmë të vërtetave. Është shumë komode për një moderator televiziv që të ketë palë që ndeshen e fërkojnë duart. Në atë zjarrin e konfliktit, pjek dhe ndonjë misër, bën dhe ndonjë punë dhe emisioni del vetë, siç bëjnë disa kolegë tanë.

Jo, bojkoti që na bëri kryeministri, të cilin e falenderoj pa masë më bëri që mund të qëllojë që në një panel janë të gjithë të një pozicioni, por ngjyrat që ato shpalosin krijojnë një tablo Van Gogh-iane.

Van Gogh-u, një piktor i madh se pashë premierën e një filmi që ka dalë këto ditë nuk ishte piktori i subjekteve, ishte piktor i ngjyrave. Me këtë rast, unë mendoj që duke falenderuar kryeministrin, edhe në vitin që do vijë, ai të vazhdojë të na bojkotojë në mënyrë që të thërrasim njerëzit më të mirë që ka Shqipëria dhe e vërteta të bëhet gjithmonë e më e thellë.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here