Teliti: Rama e tha qartë, kapini, blini vidhini dhe dhunoni zgjedhjet, ky ishte mesazhi që dha…

0
119

Gjatë intervistës së tij për Fax News, këshilltari i Partisë Demokratike për Ekonominë, Dorian Teliti tha se ndryshimet në qeveri, që në hapin e parë kuptohet se kryeministër është Edi Rama, zv, kryeministër është edi rama, ministër është Edi Rama.

“Qeveria është kapur vetëm nga një fytyrë, ajo e Edi Ramës, nuk ka asnjë frymë optimizmi, pasi nesër nuk pritet asnjë ndryshim për interesin e vendit. Erion Braçe u emërua për t’ju hedh hi syve se ne po qeverisim me socialistët duke qenë se Braçe është një nga socialistët më të hershëm,” – tha Teliti.

Ai tha se Shqipëria ka nevojë për përgjegjshmëri dhe përgjegjshmëia është puna që bën çdo kush që ka një rol në drejtimin e vendit.

Sipas Telitit, Rama e tha qartë, kapini, blini vidhini dhe dhunoni zgjedhjet, ky ishte mesazhi që dha ai sot dhe ndaj njerëzit ikin nga vendi.

“Më i kontestuari nga të gjithë ministrat e shkarkuar është kryeministri vetë, por nuk është ky treguesi. Qeveria aktuale dhe kryeministri nuk kanë shkëlqyer në ndonjë sektor, përkundrazi, janë bërë hapa mbrapa. Fakti është vetëm një: Shqipëria nuk po qeveriset, shqiptarët po ikin dhe shtetarët po pasurohen”.

Teliti u shpreh se, e vetmja gjë që duhej të kishte bërë Edi Rama sot është vetëm dorëheqja e tij për të gjitha problematikat reale të vendit.

Nër të tjera ai theksoi se, “Shqiptarët kanë nevojë për zgjidhje dhe ndryshimet aktuale vetëm sa do t’a rëndojnë më shumë situatën. Kabineti i ri qeveritar nuk i ka të dyja kriteret bazë për postet përkatëse siç janë karakteri politik dhe ai profesional. Të emëruarit e sotëm mund të kenë njërin prej tyre por që të jesh një ministër i suksesshmë duhet t’i kesh të dyja”.

Në lidhje me emërimin e deputetes socialiste, Elisa Spiropali në krye të një dikasteri ministror, Teliti argumentoi se ajo i ka bërë një shërbim politik Edi Ramës dhe për këtë mori shpërblimin përkatës.

Lidhur me emrat e rinj të ministrave që zëvendësuan ato të mëparshmit, zyrtari i PD-së tha se, “Nuk kanë rëndësi emrat, në sy bie emërimi i Erion Braçes i cili është i detyruar të ndjekë në punën e tij  disa rregulla me të cilat ai nuk pajtohet me to dhe kjo u dëshmua me rrëzimin e amendamenteve të tij në seancën e fundit plenare”.

Ai komantoi edhe rreth situatës në arsimin e lartë dhe protestën e studentëve ku tha se, qeveria nuk i plotëson dot kërkesat e këtyre të fundit. Ai deklaroi se platforma e demokratëve për arsimin e lartë parashikon dyfishimin e buxhetit për këtë sektor.

“Studentët e kanë kuptuar se kryeministri nuk i realizon dot kërkesat e tyre dhe për këtë ata do t’a vijojnë protestën në fillim të janarit. Rama deshi t’a kapërcente këtë dështim të tij me shkarkimin e ministres Nikolla”.

Teliti foli edhe për investimet në vend në sektorë të ndryshëm të ekonomisë duke përmendur kryesisht investitorët e huaj që sipas tij, nuk mund të nënshkruajnë një marrëveshje apo një kontratë pa patur një mik në qeveri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here