Studentët hedhin poshtë Paktin e propozuar nga Rama. Nuk plotëson asgjë…

0
103

Studentët kanë hedhur poshtë Paktin e propozuar nga Edi Rama për universitetin.

Me një deklaratë publike, Këshillat Studentorë janë shprehur se propozimet e Edi Ramës jo vetëm që nuk i përmbush kërkesat e studenteve, madje tenton të japë zgjidhje sipërfaqësore dhe jo konkrete.

Studentët janë shprehur se janë në mbështetje të të gjitha protestave jo partiake, duke nisur që sot me protestën e diasporës.

Deklaratë e Këshillave Studentore:

Në kuadër të diskutimeve dhe pas prezantimit të paktit për universitetin nga ana e qeverisë, Këshillat Studentorë u mblodhën dhe analizuan situatën dhe përgjigjet ndaj kërkesave tona.

Si rrjedhojë dolëm në konkluzionet e mëposhtme:

1. Pakti për Universitetin i prezantuar nga qeveria nuk i përmbush kërkesat e studenteve, madje tenton të japë zgjidhje sipërfaqësore dhe jo konkrete.

2. Këshillat Studentorë së bashku me grupet e interesit po punojnë për ngritjen e një platforme të qartë e cila do të paraqesë problematikat dhe zgjidhjet e mundshme sa më të shpejta bazuar në 8 kërkesat fillestare. Kjo platformë do të zyrtarizohet në fillim të janarit së bashku me studentët dhe në media.

3. Vlerësojmë vullnetin e mirë të Kryeministrit, nisur nga presioni i vazhdueshëm i studentëve për ndryshimet në qeveri edhe pse ky vendim nuk e shmang përgjegjësinë direkte të Kryeministrit për situatën në vend.

4. Studentët do të jenë në mbështetje të çdo proteste që nuk ka prapavije partiake, nisur që nga sot me protestën e thërritur nga diaspora.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here