Nga shiu në breshër! Ministrja e re e Kulturës ka vetëm një kontribut të njohur publik

0
131

Furtuna e shkarkimeve të ministrave dhe zëvendësimi  me emra sa të panjohur por dhe të spikatur në politikën e së majtës ka tërhequr vëmendjen maksimale drejt vendimeve që ndërmorri sot kryeministri Rama.

Ka qenë atmosferë pothuaj spektakli nga ana e kryeministrit duke lëshuar batuta për çdo të rënë nga posti, por pa thënë asnjë fjalë për të sapongriturit. Mes tyre, befasi ka qenë emri i ri i Ministres së Kulturës, në një moment kur Rama pati realizuar çdo ëndërr me Kumbaron ai luan me kartën e jeshile të vazhdimsisë së projekteve të tij “shkatërruese”, me emrin e Elva Margariti. Ajo vjen nga bota e arkitekturës, e arsimuar në Firence, duke mbajtur deri tani disa  “detyra” nën sqetull të Ramës duke iu besuar ideimi i programit të “100 fshatrave” e lëshuar me aq bujë pak kohë më parë, por që deri tani ka qenë thjesht një lloj propaganda për të mbuluar katastrofën ku janë katandisur fshtrat shqiptar me ç’mbajnë problematikë brenda tyre.

Ndër daljet e saj publike për çështjet e kulturës, e vetmja, ka qenë ajo  në emisionin e Blendi Fevziut për çështjen e Teatrit e cila, sigurisht, është shprehur pro shembjes së Teatrit Kombëtar duke e argumentuar si studente fillestare e arkitekturës.

 

Reagon aleanca për mbrojtejn e teatrit:

Nga shiu në breshër!

Anonimja që sapo u emërua nga Kryediktatori si Ministrja e re e Kulturës ka vetëm një kontribut të njohur publik, të paktën deri më tani: zellin dhe pasionin për prishjen e godinës së Teatrit Kombët me qëllim grabitjen e truallit.

Je pse nuk duhet të ndalemi deri sa të zëvendësojmë burimin e të gjitha të këqiave në këtë vend, vetë Edi Ramën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here