Rama i refuzoi lejen/ Meta hap dyert e Presidencës protestës: Ejani protestoni…

0
112

 

Kreu I shtetit shqiptar Ilir Meta gjatë një pronicimi nga Korça ka komentuar edhe debatin e hapur pas refuzimit nga ana e policisë së kerkesës së diasporës për të protestuar në Tiranë.

Në lidhje me protestën e emigrantëve që jetojnë jashtë vendit njoftuar për t’u mbajtur në datë 28 dhjetor dhe refuzimit të lejes nga policia për të protestuar, Presidenti Meta u përgjigj se: “shqiptarët kanë protestuar edhe në diktaturë, pavarësisht nga kostot e tmerrshme që kanë paguar. Nuk besoj që një gjë e tille te këtë ndodhur por edhe nëse ka ndodhur janë të ftuar të gjithë emigrantet të protestojnë brenda oborrit të Presidencës”.

 

Pyetje: Zoti President, vendimet e fundit të Këshillit të Ministrave a mendoni se i kanë zgjidhur problemet e arsimit të lartë? Aq më tepër, protestat e studentëve?

Presidenti Meta: Besoj së është shpërdoruar mjaft kohë dhe energji tepër e dobishme për t’i dhënë një zgjidhje të besueshme dhe afatgjatë problemeve të arsimit të lartë dhe të studentëve, në mënyrë të veçantë. Unë do të mbështesja çdo reflektim të sinqertë, të thelluar, të qëndrueshëm e konstruktiv në këtë drejtim.

Pyetje: Që do të thotë se është zgjidhur problemi, pra?

Presidenti Meta: Që do të thotë se problemi zgjidhet vetëm në këtë mënyrë. Pra, përmes një dialogu të sinqertë, jo provokues, jo ndarës, jo intimidues, dhe përmes një bashkëpunimi të besueshëm dhe konstruktiv.

Pyetje: Zoti President, shqiptarët që jetojnë në diasporë dhe në vende të ndryshme të botës, kanë caktuar datën 28 për mbajtjen e një proteste. Ju, si garant i Kushtetutës, jeni informuar që Policia e Tiranës e ka refuzuar të drejtën për një protestë, ndërkohë që kjo është një e drejtë e përcaktuar dhe e garantuar nga Kushtetuta?

Presidenti Meta: Shqiptarët kanë protestuar edhe në diktaturë, pavarësisht nga kostot e tmerrshme që kanë paguar. Nuk besoj se një gjë e tillë të ketë ndodhur, por ja e zëmë, se një e tillë mund të ketë ndodhur, janë të ftuar të gjithë emigrantët të protestojnë në oborrin e Presidencës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here