Ngjarja që tronditi Tiranën. Benga dhe 17-vjeçarja kishin vetëm 1 javë të lidhur, ajo kishte lënë të dashurin për t’u lidhur me të…

0
86

Një atentat me armë zjarri i ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku mbeti e vdekur 17-vjeçarja Griselda Gjinkola  dhe u plagos në shpatull i dashuri i saj 23-vjeçar Erion Benga, tronditi kryeqytetin.

Benga ka marrë plumba në qafë dhe shpatull, ndërsa mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacionve, të rinjtë kishin vetëm një javë që ishin lidhur.

17-vjeçarja i kishte dhënë fund lidhjes me një djalë tjetër, i cili është gjithashtu i përfshirë në hetimin e policisë, para të lidhej me Bengan.

DINAMIKA E NGJARJES

Erion Benga ka qenë në një lokal me të miturën dhe një vajzë tjetër te blloku “Gintazh”, ndërsa saktësohet se në të njëjtin lokal kanë qenë të pranishëm edhe dy autorët e ngjarjes.

Autorët dyshohet se kanë ngacmuar vajzat në tavolinën e Bengës ç’ka ka acaruar  tonet mes të rinjve, të cilët edhe kanë debatuar me njëri-tjetrin.

Erion Benga largohet nga lokali i shoqëruar nga dy vajzat. Menjëherë pas tyre kanë dalë nga lokali edhe dy autorët duke i ndjekur nga pas. Pasi Benga dhe e dashura e tij po ecnin në drejtim të rrugice të errët duke udhëtuar me makinën tip “Benz A Class” që drejtohej nga ai, kur  një prej autorëve i cili dyshohet se është me origjinë nga Puka, ka hapur zjarr në drejtim të tij dhe Griselda Gjinkolajt, duke lënë të vdekur këtë të fundit.

I riu i ka dhënë gaz makinës për të shpëtuar, por autorët kanë vazhduar të qëllojnë nga mbrapa. Autorët kanë qëlluar tek xhami nga pas shoferit dhe dyshohet se plumbat kanë kapur aksidentalisht Griselda Gjinkolën.

Deri tani nuk ka asnjë person të ndaluar për këtë ngjarje.

Banorët e zonës janë shprehur se kanë dëgjuar të shtënat e armës së zjarrit (më shumë se katër), ndërsa autorët, të cilët ishin të maskuar, janë larguar me shpejtësi duke humbur gjurmët.

PISTAT E HETIMIT

Dyshohet se objektivi i këtij atentati është Benga, për shkak të konflikteve të mëparshme që mund të ketë patur, pasi 23-vjeçari nuk është person i panjohur për policinë.

Ai është person me precedentë penalë, pasi 2 vite më parë është arrestuar për shantazh ndaj ish të dashurës së tij 21-vjeçare me iniciale K.L.

Ai është akuzuar nga policia se e ka shantazhuar  atë se do i publikonte një video intime.

I riu që u plagos në atentatin në Laprakë me një bashkëpunëtor të tij, u akuzuan se i kërkonin 2000 euro vajzës me inicialet K.L., në mënyrë që mos ta publikonin videon intime.

Ndërkohë dy janë pistat e hetimit që po ndjek policia për të zbardhur krimin e rëndë në Laprakë.

Sipas hetuesve, vrasja mund të ketë ndodhur për shkak të xhelozisë, ose për shkak të konflikteve të Bengës me familjarët e vajzës së cilës i kishte bërë shantazh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here