Skandal!! KLP shkel në mënyrë skandaloze ligjin që në hapin e parë…

0
97

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka akuzuar sot institucionin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, se është në shkelje të ligjit ende pa nisur.

‘S’ka mundësi që askush të pranojë e të legjitimojë këtë veprimtari aventureske të KLP, kur dispozitat ligjore nuk ekzistojnë’, shkruan Vasili në faqen e tij në Facebook.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit:

Skandal!! KLP shkel haptas ligjin që në hapin e parë.

KLP në mënyrë skandaloze shkel ligjin e funksionimit të vet.

S’ka mundësi që askush të pranojë e të legjitimojë këtë veprimtari aventureske të KLP, kur dispozitat ligjore nuk ekzistojnë pasi:

Edhe nëse janë zgjedhur anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dispozita që rregullon mënyrën e thirrjes dhe mbledhjes së këtyre organeve kolegjiale nuk ekziston, pasi ato rezultojnë të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese (neni 61, dhe neni 159 i ligjit nr.115/2016 ‘Për organet qeverisëse në sistemin e drejtësisë’, janë shfuqizuar tërësisht).

KLP te ndalet dhe të mos thellohet në paligjshmëri, sepse kësisoj po ndihmon kaosin, paligjshmërinë dhe ilegjitimitetin e institucioneve të reja.

Çdo gjë e lindur mbi antiligjshmërinë është antireformë dhe atentat ndaj shtetit ligjor.

KLP ndalu dhe respekto ligjin!!!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here