Habit reperi Majk. Çfarë thotë për Eurovision, a do të marrë pjesë?

0
149

Eurovisioni konsiderohet si një festival madhështor që promovon artistët për tregun ndërkombëtar. Por, jo të gjithë artistët e konsiderojnë të tillë.

Reperi Majk ka treguar nëse do e përfaqësonte Kosovën në një festival të tillë.

“Mua Eurovisioni komplet si organizim nuk më duket diçka e madhe. As nuk është se ka dalë ndonjë këngëtar “waw” prej Eurovisionit apo çfarë do festivali, pa dashur të nxjerr keq asnjë. Për punën e tyre respekt, por për mua nuk çojnë peshë festivalet, nuk kam besuar në festivale. Nuk e përjashtoj mundësinë që ndonjëherë, ndoshta mundet”, u shpreh ai në emisionin “NIN”.

Majk është një prej reperëve më të pëlqyer në tregun shqiptar, i cili arrin të kthejë çdo këngë në hit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here