Këngëtarja kolumbiane Shakira i dha jetë djalit të saj të parë, Milanit, në orën 9:36 minuta të mbrëmjes së datës 22 janar. Në një deklaratë të përbashkët të publikuar nga futbollisti i Barcelonës në rrjetin shoqëror “Twitter”, Pique e konsideroi lindjen e djalit si lajmin “më të gëzuar të jetës”. “Emri Milani do të thotë i dashur dhe shpirtmadh në gjuhën sllave, ndërsa në latinisht do të thotë i vendosur dhe punëtor. Në gjuhën sanskrite kupton bashkimin”, – shkruante Pique në deklaratën e tij. Këngëtarja 35-vjeçare, e cila u njoh me katalanasin përpara dy vitesh, zbuloi shtatzëninë e saj për herë të parë në muajin shtator. Në foto duket se Milani do t’i ngjajë babit të tij, pasi ka qenë pikërisht Pique ai i cili i ka blerë atletet e para të birit, mbi të cilat është shënuar edhe emri i tij.





