Çfarë do të ndodhë me saturnin? Planeti është i destinuar për të humbur “thesarin” e tij për shkak se…

0
133

Brenda 100 milionë viteve planeti Saturn nuk do të jetë më “zot i unazave” të sistemit diellor.

”Planeti është në fakt i destinuar për të humbur “thesarin” e tij për shkak se po konsumon me shumë lakmi grimcat e akullit dhe pluhurit”, sipas ”Voyager”, misionit të viteve ’70, gjithashtu të konfirmuara nga të dhënat e fundit të sondës ”Cassini”, të publikuara në revistën ”Icarus” nga studiuesit në Qendrës së Fluturimit Hapësinor ”Goddard” të NASA-s.

Llogaritjet tregojnë se ‘shiu’ i grimcave që bien nga unazat e Saturnit sjell një sasi uji që mund të mbushë një pishinë olimpike për gjysmë ore.

Është e vështirë të imagjinohet sistemi diellor pa unazat e Saturnit, por sipas ekspertëve është e nevojshme të mësohemi me idenë se ato përfaqësojnë vetëm një fenomen kalimtar.

“Ne jemi me fat që të jemi në gjendje të shohim sistemin e unazës së Saturnit”, thotë një nga autorët e studimit, James O’Donoghue i NASA-s.

“Nëse unazat janë të përkohshme, ne ndoshta kemi humbur vetëm shansin për të parë sistemet me unazat gjigante në Jupiter, Uran dhe Neptun!”, thekson ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here