Hajdutët kanë vjedhur shtëpinë e kapitenit të Paris Saint-Germain…

0
121

Hajdutët kanë vjedhur shtëpinë e kapitenit të Paris Saint-Germain, Thiago Silva.

Kriminelët kanë hyrë në shtëpinë e brazilianit, e cila ndodhet pranë stadiumit Parc des Princes, teksa ai ishte duke luajtur ndeshjen e Ligue 1 ndaj Nantes të shtunën.

Hajdutët thuhet të kenë marrë sende me vlerë qindra mijëra euro.

 Muajin e kaluar, viktima e hajdutëve të Parisit ishte kolegu i tij Eric Maxim Choupo-Moting, teksa ai po luante ndaj Liverpool në Champions League.

Këtë herë, një burim pranë policisë thotë se hajdutët janë larguar me sende, shumica bizhuteri, me vlerë rreth 1 milionë euro.

Në dhjetorin e vitit 2017 viktima ishte trajneri i atëhershëm i PSG Unai Emery, tani tek Arsenal, teksa ekipi i tij po luante ndaj Strasbourg në Kupën e Francës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here