Pse u blindua në pikë të mëngjesit Lazarati? Nga policia njoftohet se …

0
105

Një numër i konsiderueshëm i efektivëve të policisë së Gjirokastrës kanë zbarkuar në fshatin Lazarat në orët e vona të natës.

Policia ka qëndruar në fshat deri në mëngjesin e sotëm, 22 dhjetor.

Kliko per me shume info
Shkak për këtë alarm është bërë një telefonatë anonime e mbërritur në sallën operative të Komisariatit të Policisë së Gjirokastrës, që raportoi për një konflikt të armatosur midis dy grupeve rivale në Lazarat.

Telefonuesi pretendoi se nga konflikti kishte pasoja.

Policia mbërriti menjëherë në fshat duke ngritur edhe dy postblloqe, por pas verifikimeve rezultoi se telefonata ishte false dhe situata në Lazarat paraqitej e qetë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here