Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker ka goditur sërish me një incident që është bërë menjëherë viral në rrjetet sociale dhe në mediat botërore.
Juncker pothuajse i vuri zjarr Zonjën e Parë të Ruandës gjatë një ceremonie të ndezjes së flakës, siç tregojnë edhe pamjet e mëposhtme.
Jeannette Kagame, 56 vjeç, qëndronte në krah të burrit të saj, në momentin kur ndodhi incidenti.
Ngjarja ndodhi gjatë përkujtimeve të Gjenocidit të Kigalit, për të përkujtuar 25 vjetorin e gjenocidit që la 800.000 njerëz të vdekur.
Edhe më herët Juncker ka pasur disa incidente qesharake, dhe është akuzuar se përdor alkool edhe para takimeve zyrtare që ka pasur, duke u shfaqur me marrje të këmbëve.
Po vetë presidenti i KE-së është justifikuar duke thënë se ka pasur probleme me një sëmundje të kockave, dhe nuk ka qenë i dehur.
360grade.al